FESTOHET 220 VJETORI I TEQESË SË FSHATIT HORMOVË

U festua sot 220 vjetori i krijimit te Teqesë të fshatit Hormovë me pjesemarrje te gjere te besimtarëve dhe banorëve të zonës.

Ndodheshin dhe uruan per festen edhe perfaqësues te larte te sektit bektashian, drejtues te organeve te larta te pushtetit vendor etj.

Te pranishmëve në festë ju uroi mireseardhjen Sheh Hysen Ali Hormova i cili foli dhe për vepren e udheheqësve shpirterore bektashianë të kesaj Teqeje dhe kontributin e tyre per ceshtjen kombetare.

Sheh Hysen Ali Hormova nga vitit 1994 kur hapi teqene ne Hormovë ka luajtur nje rol pozitiv per harmonine fetare ne Jug te Shqipërisë duke respektuar klerikët, besimtarët, ritet dhe festat fetare te te gjithë besimeve.

Uruan për festen edhe Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj dhe kryetari i Bashkisë te Tepelenes Tërmet Peçi.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com