Dasëm Madhështore në Libohovë, Zbrazen Shtatë Voza me Raki dhe Dy Mijë bera të Pjekur në Hell!

Libohova si pjesë e Qarkut të Gjirokastrës shtrihet ne rrëzë të një mali plot me vreshta iremike (si të qytetit irem që përmendet në Kuran), ka shumë gurra…

 

Ka 200 shtëpi të mbuluara me rasa e të banuara me popullsi krejt shqiptare myslimane, një xhami, nje mesxhid, një han e një banjë.

 

 

Këtu është çifliku i të birit të Zenel Pashës me një shtëpi madhështore që nuk mund të përshkruhet, – shkruan turisti gjurmues turk, sic është quajtur, Evlia Celebiu edhe për udhëtimin e tij ne zonën e Libohovës dhe vazhdon:

 

Pikërisht këtu prumë nusen, duke ia dorëzuar beut me shumë ceremoni. Nata e gjerdekut u festua me dëfrime të shumta e të mëdha. Pija dhe ahengu vazhdoi deri në mëngjez, duke u zbrazur shtatë voza me raki dhe duke servirur dy mijë bera të pjekur në hell.

 

U kënaqa për një javë rresht duke qenë prezent në këtë dasmë madhështore e të bujshme, sipas zakonit shqiptar.

 

Pershkrimi i ceremonisë së kësaj dasme mund të formonte një vëllim shumë të trashë, prandaj dhe nuk guxova fare ta nisë këtë punë.

 

Se fundi, shkruan Evlia Celebiu, beu më fali nje kalë, 100 florinj e dhjetë copë cohë e stofra si dhe një orë të bukur.

 

 

Pasi u përshëndetëm me të gjithë miqtë e dashamirësit, mora rrugën drejt perëndimit dhe, pasi udhëtova nja dy orë, sosëm përsëri në Gjirokastër.

 

Aty u u poqa edhe një herë me miqtë, u ndava me ta dhe u nisa nga veriu i Gjirokastrës, duke udhetuar bregut të Dropullit. Mes vreshtave te bukura ne prekëm në Kakos, Kornjon, Labovë, Tërbuq, Hormovë dhe mbërritëm në katundin Lekël.

 

Në faqet në vazhdim, nga nesër e tutje,  do të njiheni me shenimet e kronikanit turk për  Tepelenën, Kurveleshin, Skraparin, Përmetin, Beratin, qytete e krahina të tjera të Shqipërisë në shek. e 17-të.

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com