Anthony Athanas, Patrioti Shqiptar Njëkohësisht Milioneri Ikonë i Restoranteve të Bostonit, në kujtimet e Vaso Llukanit!

Gjirokastriti Vaso Llukani me shtëpi ngjitur me 7 Krojet në lagjen Mecite, eshte djali i Simi Llukanit, guregdhendësit të shquar që shtroi kalldrëmet e qytetit, nderuar para e pas vitit 1990 edhe me tituj:

 

Hero i Punes Socialiste në vitin 1962 si dhe nga Bashkia e Gjirokastrës në vitin 2002 “ Mjeshtër i qytetit të gurtë” dhe “Qytetar Nderi”, që u organizua më 30 shtator 2015.

 

Vaso Llukani thotë se nga ana e babait ka lidhje të afërta me Anthony Athanas, biznesmenin multi-milioner Shqiptaro – Amerikan i cili në vitin 1986 vizitoi Shqiperinë.

 

“Anton Athanas, -kujton ai, me të mbërritur në Tiranë, mblodhi rreth vetes në një darkë të pasur te gjithë njerëzit e farefisit të tij që banonin në kryeqytet. Ishte një takim mbresëlënës, shume miqësor e mallëngjyes. Me lajmërimet e kushërinjve u morën Foto Kostandini dhe Parashqevi Shehu (Llukani). Nga Gjirokastra isha vetëm unë, i ndodhur me punë në Tiranë. Dreka fillimisht kaloi me prezantimin e pjesemarresve. Ai ishte shume interesuar të na njihte dhe mesonte për punet tona. U interesua dhe per kusherinj te tjere, nga Gjirokastra, per Koli Koten, gjyshin e Odisesë me të cilin “njihej nga letrat” dhe i dergonte ilaçe nga Amerika. Kështu pyeti dhe për të tjerë. Ndihej shumë i gezuar që ndodhej midis nesh. Drekën e mbajti të ndezur me humor kushëriri tonë Vasillaq Vangjeli, aktori i mirenjohur i Estrades Profesioniste te Tiranës. Një drekë të tillë ai shtroi edhe ne Korcë, me njerëzit e vet, që banonin në atë qytet, si dhe me ata që banonin ne fshatrat për rreth. Antoni Athanas erdhi për vizitë në Shqipëri edhe ne vitin 1988. Ai i bëri propozim qeverise shqiptare që me mjetet e tij financiare te ndertonte nje spital ne Tirane me kusht që t’i vihej emri “Anthony Athanas”, propozim që nuk u mirëprit nga Qeveria e atëhershme. Nëse do lejohej, sot populli do kishte nje spital publik më shumë”.

 

 

Anton Athanas, i suksesshëm në fushën e restoranteve, veçanërisht me restorantin “Anthony’s Pier 4”, një ndër më të suksesshmit në SHBA, që në vitin 1976 National Restaurant Association, e emërtoi këtë restorant, si restoranti më i mirë i vitit.

 

 

Përveçse një biznesmen i suksesshëm Anton Athanasi mbetet një figurë tepër e njohur për komunitetin shqiptar në Amerikë, ai ka qenë pjestar i komunitetit deri sa u nda nga jeta. Ai mbështeti finaciarisht veprimtarinë e shoqërisë Vatra dhe u bë lobues i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

 

Anthony Athanas me Fan Nolin

 

Duke qenë se vuante nga sëmundja e Alzheimerit vdiq në moshën 93 vjeçare në shtëpinë e tij në Swampscott, Massachusetts më 20 maj 2005.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com