350 Vjet më parë jeta mesatare e Gjirokastritëve ishte mbi 80 vjeç

Gjirokastra ka klimë të butë e të freskët. Ajo ka dhe shumë shembuj jetëgjatësie. 350 vjet më parë jeta mesatare ishte mbi 80 vjeç…

Më shumë rronin burrat që edhe në këtë moshë, kur ua donte puna, kalonin  në këmbë e kaluar deri në malet e Himarës e Kurveleshit. Ushqimin e shikonin dhe për të nuk kursenin. Me ushqim të mirë mbanin trupin, shëndetin, luftonin edhe sëmundjet. Për kohën që flasim, të ndjeshëm ishin ndaj sëmundjes së murtajës. Në shtëpinë e të sëmurit, nuk vinin këmbë për dy vjet rresht  dhe në krye të dy vjetëve e disinfektonin e pastronin  me gëlqere, uthull dhe barëra aromatike, shembnin pjesët e prishura e meremetonin të tjerat.

Në jetëgjatesinë ka ndikuar klima, ushqimi, trajtimet fizike dhe më shumë punët në natyrë. Shumica që kanë kaluar shekullin kanë qenë burra, po dhe gra kanë rrojtur sa ata. Ja si kanë rrojtur e regjim ushqimi kanë mbajtur Koço Dhima dhe Vasil Dhoska që kanë kaluar shekullin.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com