Urime pa Fund për Festën e 7 Marsit! Ja çfarë kanë shkruar Miqtë e Gjirokastra Online...

Urimet për këtë 7 Mars ishin të shumta sidomos ne rrjetet sociale. Ja disa urime prej miqve të Gjirokastra Online:

 


Dhimiter Vaiti

Mirèmèngjesi, miq tè shtrenjtè! Nè kètè ditè tè shènuar pèr kombin, Ditèn e Mèsuesit,uroj gjithè ato dhe ata qè mbajtèn e mbajnè kètè emèr tè nderuar e qè me pèrkushtimin e tyre e bènè edhe mè tè nderuar: GÈZUAR 7 MARSIN! Por, unè kam “dy gèzime nè njè ditè “. Fati deshi qè pikèrisht nè kètè ditè tè shènuar tè bèhemi prindèr sèrish dhe vajza jonè e èmbèl tè bèhet me vèlla! Ishte 7 marsi i vitit 1991! Erdhe nè jetè ti, biri ynè i dashur, duke na e bèrè mè tè bukur kètè ditè! Qofsh i lumtur dhe festofsh qindra ditèlindje tè tjera!

 

 


Agron Mema:
Sot është festa më e bukur; Festa e dijes, arsimimit, përparimit dhe progresit. Urime si petalet e shumta të luleve dhe shumngjyrshmëria e tyre, të përjetshëm si aroma e buqetës. Të mundimshmit deri në sakrificë dhe të pamërziturit deri në fisnikëri, të buzëqeshur deri në mirësi, të dashur në hapësirat pa kufi. JU, shtylla vertebrore e evolucionit, revolucionit dhe zhvillimit jetësor, sot keni festën tuaj. Vjen kjo festë në muajin që sjell edhe pranverën, sepse pranverë sjell në jetën e gjithsecilit misjoni juaj. Përkulje dhe nderim me respekt personalitetit dhe emrit MËSUES! Shenjtëria juaj na ndriçoftë dhe udhëheqtë në ç’do hap të jetës së përditshme.

 

 


Vasil Muka:
Po bëj 43 vjet në arsim. Ikën vitet e më duhet të nderoj e përkulem para mësuesve të mi në vite. Në ciklin fillor Evanthi Bozgo e Munir Dalipi; në 8- vjecare Pranvera Karagjozi e Tonina Hido, Kristo Ndrico e Nazmi Gorica, Antigoni Kaso e Taxhudin Sako, Lalan Habipin e Shitunin; në gjimnaz : Sedat Kale e Vajo Kuko, Banush Mezini e Luan Hoxha, Mihal Papa e Kosta Makariadhi, Dragush Cabej e Agim Shehu, Margo Kutra e Elmaz Shkurta, Thanas Koci e Nevro Angoni. Faleminderit të gjithëve. Homazh për kolegët e afërt si Drejtor i DAR: Vasil Bici e Sofokli Kallulli, Violeta Paco e Vasil Shyti, Daniela Culli e Afërdita Kosta, Elsa Mezini e Hekuran Xheko të paharruar.

 

 


Ylli Asllani:
Në respekt për ju dhe prindërit e mi mësues sot po sjell:

BETIMIN SOLEMN TË MËSUESIT
Betimi solemn i mësuesit apo si quhet ndryshe edhe Betimi i Hipokratit ( i pedagogjizuar ) të cilin në vitin 1966 për nevojat e UNESKO-s e përpiloi pedagogu zviceran, Robert Dottrens 1893 – 1984.
“Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nderë“
Gezuar 7 Marsin!

 

 


Pavli Kosta
Për të gjithe mesuesit:Gezuar 7-Marsin, qofshi te duruar e te palodhur ne punen tuaj, suksese.

 

 


Nina Dhrami:
Lulet e pranveres se bashku me urimin tim te gjithe mesuesve shqiptare brenda e jashte Shqiperise, ata qe kryen dhe vazhdojne te kryejne misionin e bukur te mesueserise. Le te vazhdoje shkolla shqiptare duke u mbeshtetur ne anet pozitive te eksperiences se kaluar dhe duke futur ne sistemin arsimor anet pozitive te shkolles bashkekohore . Dua te emëroj te gjithe te njohurit e mi qe sot festojne se bashku me mua, por jane shume ndaj me sinqeritet ju them se ju kam ne zemer.

 

 


Niko Thanas Gjoni:
7 Marsi është Ditë e Madhe për Arsimin Kombetar Shqiptar. Uroj të gjithë mësuesit që falë punës së tyre dhe vullnetit të fëmijëve, nga shkollat e Gjirokastrës dhe krahinave rreth saj kanë dalë nxënës të cilët pas studimeve kanë dhënë dhe japin vlerat e tyre intelektuale dhe profesionale në fusha të ndryshme të jetës. Vlerësimi per mesuesit dhe zhvillimit te arsimit eshte vlere.Deshirojme qe zhvillimi të eci nepermjet njerezve te mesuar e te edukuar per t`i sherbyer me shume vendit .Urime te perzemerta dhe gjithmonë të gëzuar!

 

 


Zija Basha:
Ne diten e mesuesit 7 marsin ne përkujtojme me respekt mesuesit tane qe na mesuan te shkruajme e lexojme gjuhen tone te embel shqipe.”Sa shije ka dhe hije,ce bukur e dlire si gjuhe perendie”-Thote poeti i madh Naimi.Por sot perkujtojme edhe Mesuesin e Popullit Ilia Dilo Sheperin qe hodhi bazat shkencore te linguistikes moderne shqiptare.

 

 


Arqile Ballo :
Gëzuar! Gezuar festen mesues te nderuar ! Respekt dhe mirenjohje per gjeneraten e mesuesve Zagorite qe kane rrezatuar dije dhe kulture ne cdo cep te Atdheut !

 

 

Arqile Hila:

Gezuar Armates se madhe zagorite(me qindra e qindra) te edukatoreve, mesueseve dhe pedagogeve qe ne vite e vite dhane shembullin ideal te MESUESIT.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com