Urim për Aktorin e Shquar Gjirokastrit Zija Grapshi, me mbi 40 vjet në Teatrin e Kukullave të Tiranës!

Zija Grapshi mbush sot plot 87 vjet, i urojmë edhe sa më shumë vite të tjerë.

 

Lindi ne Gjirokaster më 1931. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” (1952).

 

 

 

Fillimisht u aktivizua ne grupin filodramatik prane “Radio Tiranës” qe nga viti 1949, me pas ka luajtur role ne zhanret e komedise, sidomos ne teatrin e Estradës së Shtetit, disa role ne Teatrin Popullor, por më së shumti u bë i njohur si aktor i teatrit të Kukullave te Tiranes, ku edhe ka punuar me gjate (mbi 40 vjet, nga viti 1951) dhe ku ka dhene ndihmesën e tij më të madhe.

 

Ka qene pedagog ne Instuticionin e Larte te Arteve per disa vjet, nga 1967. Ne mbi 160 shfaqjet e shumta te teatrit te kukullave ku mori pjese, ka luajtur ne pergjithesi role kryesore, ku u bë i dashur per femijet me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit te madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit ne pjesen homonime te Violeta Kongos (1987).

 

 

Zeri i tij i veçantë, me një ngjyrim karakteristik, pakëz i çjerrë dhe si i shurdhet; aftesite imituese, kujdesi per te qenë sa më i natyrshëm, si dhe ndjesia e vërtetësisë në marrëdhëniet me partnerët – këto kane qene disa nga cilesite e tij interpretative më të zëshme ne krijimin e figurave-kafshë, posaçërisht asaj te ariut.

 

 

Rëndom, si ne Teatrin e Kukullave, ashtu edhe në Teatrin e Estradës dhe atë dramatik, ka interpretuar role me mbartje pozitive, njerez te moshuar, gjyshër te mençur e të dashur, pleq këshillëdhenës, gaztorë etj.

Krahas punes si aktor, ka vene ne skenë si regjisor mbi 20 projekte ne Teatrin Kombëtar të Kukullave.

Z. Grapshi ka luajtur edhe ne 7 filma role te dyta dhe episodike, ku eshte dalluar gjithashtu per vertetësinë e aktrimit dhe sjelljet e pernjëmendta, vetjake, që krijonin veçanësi në portretizimin e karaktereve.

Mban titullin “Artist i Merituar”.

 

FILMAT:
1971: Kur zbardhi nje dite
1974: Shtigje të luftës
1977: Gunat mbi tela
1978: Në pyjet me borë ka jetë
1980: Intendenti
1980: Ne vinim nga lufta
1984: Koha nuk pret
1985: Mondi dhe Diana
1988: Rikonstruksioni
1991: Prindёr tё vegjёl

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com