Sot Urojmë për Ditëlindjen Mikun e Faqes tonë Prof. Dr. Kristaq Kikina!

Kristaq Kikina u lind në fshatin Hllomo të krahines se Pogonit te rrethit te Gjirokastres ku mori dhe mësimet e para nga babai i tij mësues i diplomuar ne gjimnazin e degjuar Zosimea te Janinës.

Në të gjitha nivelet shkollore, 7 vjeçare, të mesme e universitet, është shquar për rezultate të shkëlqyera, ashtu dhe 3 fëmijët, Dhimitri, Luljeta dhe Marinela shpallur “Nxënës të shkëlqyer”, krenaria e shkollës “Koto Hoxhi” ku kanë mësuar.

Ashtu si babai i tyre me titull Prof. Dr. edhe ata gezojne tituj shkencorë ne fusha te ndryshme te shkencave, informatike, matematike etj.

Në vitin 1971 nga 70 studentët e degës së matematikes që shkuan ne fshatra, ishte i vetmi që mbeti ne Tiranë dhe iu bashkua grupit te pedagogeve te Universitetit te Kamzës dhe më pas ILP të Gjirokastrës.

Këtu me drejtor Muzafer Asllanin e më vonë Vasil Bilushin, kolegët Mite Guga, Qirjako Hila, Kosta Makarjadhi, etj. nuk iu nda mesimdhënies dhe punës shkencore.

Në periudhën `71-98 pergatiti studime, tekste, artikuj te rendesishem qe jane pjese e trashegimise ne kete fushe, shoqëruar me marrjen e gradës shkëncorë në fushën e teorisë së grafeve në modelimin matematik të disa problemeve të orarit, punim që, sipas matematikaneve, përbën përpjekjen e parë në vendin tonë për modelimin matematik të problemeve të tilla me mundësi të mëdha zbatimi në fushat e ndryshme të ekonomisë.

Në vitin 1974 Prof. Kikina me një grup te ngushte bashkepunetoresh mori pjesë në organizimin e olimpiadës së pare kombetare te matematikes per shkollat e mesme që ka vazhduar rregullisht çdo vit.

Ushtrimet e olimpiadave kombetare e nderkombetare per gati 20 vjet me radhe u botuan në gjashte volume e jane ne treg. Nje shumellojshmeri ushtrimesh te zgjedhura e te krijuara me aq kujdes per te vene ne levizje inteligjencen e fantazine e nxenesve te talentuar.

Mbi modelin qe ndertoi ne procesin mesimdhenes, te studimit dhe krijimit shkencor ai hartoi disa tekste mësimore dhe manuale në ndihmë të mësuesve, ku shkriu natyrshëm edhe rezultatet e studimeve të tij në fushen e matematikes.

Prof. Kikina ka përgatitur disa tekste si “Hyrje në analizën matematike”, “Analizë matematike I”- vazhdim i librit “Hyrje në analizën matematike” i dobishëm edhe për mësuesit e matematikës si dhe për një rreth të gjerë lexuesish te interesuar për problemet e analizës matematike.

Ne vitin 2006, Profesor Kikina, së bashku me vajzën e tij Luljeten, tani dhe ajo Profesore, shkruajnë tekstin mesimor “Matematikë e Përgjithshme“ tekstin “Njehsimi diferencial dhe integral I” etj.

Roli i Prof. Kikinës është vlerësuar dhe në zhvillimin historik të Universitetit të Gjirokastrës.

Ai është hartues i disa planeve mesimore te karakterit universitar, programeve te lendeve universitare, programeve te lendeve pasuniversitare si dhe mbajtes i nje sere referatave shkencore ne konferenca kombetare e nderkombetare etj.

Për kohen që ishte Rektor, organizoi edhe disa konferenca nderkombetare, ne nderim të jetes dhe vepres se Eqerem Çabejt, Ismail Kadaresë, sesionin shkencor me karakter mbarëkombëtar për problemet e dygjuhësisë, atë me karakter kombëtar për veprën e Çajupit, simpoziumin për forcimin e punës në shkollat e pakicës kombëtare greke në bashkëpunim me Ministrine e Arsimit e Drejtoritë Arsimore të rretheve respektive, sesionet jubilare të fakulteteve etj., të cilat veç të tjerave, evidentuan edhe aftësitë e forcave shkencore të institucionit edhe jashtë kufijve të vendit.

Nënshkroi disa marreveshje bashkepunimi me universitet jashte vendit për integrimin e Universitetit në proçeset universitare Evriopiane etj.

Nen kujdesin e tij u ngrit Qendra e Keshillimit dhe Informimit Studentor (QKIS), me mbeshtetjen financiare te Fondacionit SOROS në godinen e Mediatekes etj.

Mund te flisnim edhe me shume per veprimtarinë si pedagog, drejtues dhe krijues ne fushen e matematikes por le ta mbyllim këtë shënim me urimin per ditelindjen:

Profesor Gëzuar, shëndet e jetë të gjatë! 😊

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com