Sot Urojmë Ditëlindjen e Mikut tonë Jani Rafti, Intelektual i Njohur në Gjirokastër me Kontribute në Fushën e Bujqësisë!

Sot urojmë për ditelindjen mikun e faqes sonë Jani Rafti, intelektual i njohur ne Gjirokastër me veprimtari dhe kontribute ne fushën e bujqësisë.

Jani lindi në Libohovë me 27 maj 1951 ku kaloi femijerinë, mbaroi shkollen 7 vjecare Avni Rustemi dhe nga viti 1964-1968 perfundoi gjimnazin Asim Zeneli të qytetit të Gjirokastrës.

Ne vitin 1968 – 1973 mbaroi dhe Universitetin Bujqesor ne Tirane dega agronomi dhe nga viti 1973 -1981 punoi në ndermarrjen tregtare te artikujve te ndryshëm si përgjegjës sektori i fruta-perimeve.

 

Në vitet 1981-1989 emërohet në seksionin e bujqësisë të rrethit si specialist i perimeve dhe për një periudhë 2 vjecare shkoi dublant ne rrethin e Matit.

Ne vitin 1991 emërohet drejtor i Stacionit Bujqësor të rrethit të Gjirokastrës dhe për vitet 1982- 1987 drejtor i bujqesise; 1987- 2005 specialist ne kete drejtori.

Jani ka kryer dhe detyra të tjera ne administratën shtetërore si drejtor i hipotekës 2006 – 2008 dhe për 3 vjet deri në 2011 drejtor i burimeve njerezore ne Këshillin e Qarkut.

Për një periudhë 4 vjecare është rikthyer si specialist ne drejtorine e bujqesise. Ne vitet 2000 -2004 ka qënë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.

Nga rruga e përshkruar si nëpunës shteti mësohet se ka veprimtari më të gjatë si specialist e drejtues me kontribute në zhvillimin e sektorit të bujqësisë ne rrethin e Girokastrës.

Tani Jani Rafti është në pension dhe me rastin e 67 vjetorit të lindjes i urojmë shëndet e gëzime!

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com