Sot për Ditëlindje Urojmë Profesor Naxhi Mamanin!

Naxhi Mamani u lind ne lagjen Palorto të qytetit te Gjirokastrës ku mësimet e para i mori në shkollën 7-vjeçare “Naim Frashëri” dhe shkollën e mesme 1960-1964 e perfundoi në gjimnazin “Asim Zeneli”.

Ai ishte i dalluar në mësime dhe veprimtari jashte shkollore, aktor me estradën e gjimnazit dhe basketbollist me ekipin e qytetit.

Në vitin 1968 perfundoi studimet e larta ne Fakultetin e Ekonomise te Universitetit te Tiranës dhe pas dy vite punë si ekonomist dhe shef plani ne fabriken e Duhan-Cigareve, per 9 vjet punoi pedagog në Filialin e Ekonomikut te UT në Gjirokastrër.

Në marrëdhëniet profesionale dhe shoqërore Naxhi Mamani eshte karakterizuar nga deshira dhe vullneti i mire per te studjuar dhe për t`i vënë në jetë dijet në shërbim te komunitetit gjirokastrit.

Gjate viteve 1979-1989 mbi bazën e përvojes se fituar ne prodhim dhe mësimdhënie, vlerësohet në detyrën e Sekretarit të Këshillit Shkencor të Rrethit dhe Kryetarit të Dhomës së Tregtisë per Qarkun ku ndjek veprimtarinë kërkimore shkencore dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkufitare në fushen e tregtisë me Janinën e Korfuzin.

Për një periudhe 3 vjeçare punoi Sekretar i Komitetit Ekzekutiv te KP te Rrethit dhe me pas pergjegjës i seksionit te planit ne aparatin e Komitetit Ekzekutiv.

Përpara se te fillonte pergjegjes i Departamentit te Ekonomikut ne Universitetin “Eqrem Çabej” u emërua drejtor i sektorit te xunkthit te ndermarrjes artistike, njesi e madhe prodhimi që merrej me pergatitjen e artikujve artistikë (shporteri) që tregtoheshin ne disa vende te Europës.

Nga viti 1995 e ne vazhdim i perfshire ne jeten akademike krahas mesimdhënies merret me veprimtari kerkimore shkencore dhe permbush kerkesat per titujt ne vazhdim:

Doktor i Shkencave Ekonomike me studimin “Ekonomia e rrethit te Gjirokastres, veçorite e zhvillimit te saj ne kushtet e tranzicionit”.
Me studime, referime ne konferenca kombetare e ndërkombëtare dhe ne disa vende te Bashkimit Evropian, botime te artikujve shkencore në revista shkencore brenda e jashtë vendit,fiton titullin akademik “Profesor i Asociuar”.

Kontributi i Naxhi Mamanit është i dukshem dhe si perfaqësues i “Qendrës së Studimeve Ekonomike e Sociale” me seli në Tiranë”; me angazhime ne realizimin e disa projekteve nga programe me donatorë të huaj me përfitime ne fusha të ndryshme për komunitetin gjirokastrit e më gjerë.

Naxhi Mamani ka bërë dhe vazhdon te bëjë jetë aktive duke u perfshire ne veprimtari shoqërore; ka qënë i zgjedhur për nje legjislaturë anëtar i Këshillit Bashkiak; ka ndermarre nismën për ngritjen dhe funksionimin ne vazhdimesi te Forumit Ekonomik te Gjirokastrës duke nxitur intelektualet e fushave te ndryshme per studime e projekte konktere zhvillimi.

Me mbështetjen dhe angazhimin e tij u bë i mundur realizimi i disa projekteve studentore të cilat janë vlerësuar me çmime kombëtare si në konkursin SIFE Albania, ku studentët e Universitetit të Gjirokastrës u vlerësuan me çmimin “Sife Spirit Award” për ndihmën dhe risitë që ofruan ndaj bizneseve të gjirokastrës si “Kompjuterizimin e Bizneseve me Programin Bilanc” dhe projekte të tjera në fushën e turizmit.

Me rastin e Ditëlindjes, i urojme Prof. Naxhiut shëndet, jetë të gjatë e të lumtur!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com