Sot Urojmë Mikun e Faqes tonë Petro Mejdi! "Gëzuar Ditëlindjen Petro! Shëndet, Krijimtari dhe Lumturi!"

Sot kemi nje Urim per Mikun e Faqes tone Petro Mejdi

Petrua sot ka ditelindjen dhe e urojme: “Gezuar dhe 100 vjeç, me shendet, krijimtari dhe lumturi!”

Petro Mejdi tani banon ne Athine. Ka ushtruar profesionin e mesuesit te gjuhes dhe letersise. Profesionin e nderuar te mesuesit nuk e ka ndare nga krijimtaria ne fushen e letrave, me tregime, poezi, studime, reçensa e shenime kritike.

Ai shkruan per njerez qe i ka njohur dhe dashur, te moshave dhe profesioneve te ndryshme, per ngjarje te jetuara te cilat i pasqyron me stil original, te shtruar e te ngrohte, bashkebisedim te qete me lexuesin qe e adhuron per sinqeritetin, fjalen dhe subjektin e zgjedhur.

Nga shkrimet e shumta qe ka hedhur ne faqen e tij ne Fb eshte i lidhur fort pas fshatit te tij te lindjes, krahines, Gjirokastres dhe vendeve ku ka sherbyer, shkruan me respekt e nderim te admirueshem  per njerezit nga te cilet ka mesuar dhe punuar.

Dashurine dhe nderimin per njerezit e thjeshte ai e ka shprehur dhe materializuar ne disa qindra shkrime te gjinive te ndryshme, po me shume me portrete dhe pershkrime te goditura ne pasqyrimin e jetes dhe te vertetave dhe artistikisht.   

Mbi te gjitha ato pershkohen nga fjale dhe ndjenje e mire dhe pozitive e shkrimtarit cka duket se eshte dhe cilesi e karakterit dhe personalitetit te tij.

Keto i meson edhe nga nje shkrim qe ai ka botuar per mësuesin nga Poliçani, Kristofor Kristo qe i mesoi shkrim e kendim ne te dy gjuhet, greqisht në klasën e parë dhe shqip në klasën e dytë ashtu dhe per te tjere qe e kane ndihmuar per te gjetur dhe marre njohuri nga librat, si Eleni Konomi, punonjëse e Bibliotekës, e martuar me një nga Poliçani dhe me origjinë nga Voskopoja qe i dergonte libra edhe ne greqisht ne nje fshat te larget ku sherbente mesues.

Ne moshe qe eshte sot 65 vjeç dhe ne e urojme per 100 e me shume vite me shendet te mire e me gezime, Petro Mejdi i eshte kushtuar jo vetem krijimit, punes krijuese , tregimit, pershkrimit e gjinive te tjera por ne menyre te vecante i eshte perkushtuar gjetjes, zbulimit dhe pasqyrimit te vlerave me te mira te krijimtarise se shkrimtareve, artisteve, akademikeve, piktoreve, skulptoreve, fotografeve, etj nepermjet shfletimit te shtypit, revistave dhe librave ne kohe e vite te ndryshme.

Eshte kjo nje pune e madhe studimore qe Petrua e ben me seriozitet, perkushtim dhe dashurine e shkrimtarit dhe studjuesit.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com