Sot ka Ditëlindjen Selo Gërxenaj - Kuzhinieri profesionist që i jep rrugë traditës, bashkëkohores dhe fantazisë së tij

1 shtatori qe hyri, per kuzhinierin e njohur te Gjirokastres, profesionist i klasit te pare ne fushen e gatimit, Selo Gerxenaj shenon ngjarje te veçante, diten e lindjes.

Me kete rast Gjirokastra Oniline bashkon urimet me te gjithe miqte e Selos qe duhet thene se jane te shumte e veçanerisht tani ne Tirane ku prej afro 35 vjetesh ushtron aktivitetin si kuzhinier.

Selo Gerxenaj vitet e femijerise dhe te rinise i kaloi ne Kelcyre po me mbarimin e shkolles profesionale nisi aktivitetin ne Gjirokaster ku dhe punoi ne ndermarrjen e madhe te ushqimit social duke dhene shembullin e kuzhinierit profesionist ne lokalet me te mira te Pazarit.

Pas vitit 1990 Selua e la Gjirokastren dhe nisi aktivitetin ne Tirane ne nje restorant me qera ku shpejt beri emer per llojshmerine dhe cilesine e gatimeve origjinale, te mira e cilesore, me shije qe i jep produkti bio dhe dora e kuzhinierit profesionist.

Ai thote se nuk ishte e lehte per te siguruar klientele ne nje qytet te madh si Tirana me qindra njesi sherbimi private dhe konkurence, por ai diti te punoje me ndergjegje dhe profesionalizem duke respektuar gatimet baze tradicionale te Gjirokastres dhe krahinave rrotull saj, beri miq e shoke, shumica gjirokastrite, ardhur pas `90 tes ne Tirane.

“Me kujtohen vitet e para te punes ketu ne Tirane, thote Selua. Klientet kerkonin edhe gjelle me luge, po dhe te mbushura, qifqi, pashaqofte, pace… Vinin gjirokastrite, permetare, vlonjate dhe nga krahina te tjera qe, kur i shijonin keto asortimente i pelqenin… Nga kjo them Gjirokastra ka shumellojshmeri gatimesh dhe cilesore….pervoje qe une aty e mora nga kuzhinieret e saj me te vjeter…”

Dihet. Ne kuzhine jo cdo gje eshte e prere, fikse. Njerezit me kohe kerkojne ndryshime, persosje. Kjo eshte gje e mire dhe deshira per llojshmeri, cilesi e shije eshte shtuar, ndaj shkohet ku gatuhet me mire e ku gjen nje asortiment te ri te vecante jo vetem per vlerat ushqyese, por edhe per shijen dhe kenaqesine qe te jep edhe nje pjate e zbukuruar, e stolisur.

Keto kerkesa Selua i ka mbajtur parasysh ne punen e tij pa u ndare nga tradita dhe gatimet bashkekohore, se klientela leviz, eshte dhe e huaj, pelqen gatimin e vendit por do dhe te vetin, ndaj Ai i jep rruge tradites, bashkekohores dhe fantazise se tij.

Keshtu punon e ndaj vleresohet profesionist i klasit te pare ne fushen e kulinarise.
Tani me restorant modern privat me hapesira te medha dhe per dasma, fejesa e pagezime, i mbeshtetur dhe nga djali e familja, eshte ne krye te punes per te rritur mireqenien e per t`i sherbyer me cilesi e kulture klienteve te te shumte nga i gjithe vendi.

Gezuar Ditelindjen Selo Gerxenaj!
Te urojme dhe 100 vite pune, shendet e lumturi ne familje!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com