Si është Festuar Dita e Verës në Qytete e Fshatra më Parë! Ç'ka Mbetur nga Vitet e Shkuara?

Në Gjirokastër festa fillonte ne diten e pare te marsit me ardhjen e pranveres, shkrirjen e borës dhe çeljen e luleve te para.

Fëmijët dilnin e luanin, grumbullonin lule, bënin verore që i vendosnin në degët e lulëzuara të lofatave, bajameve dhe kumbullave. Këto i pergatitnin edhe me fije peri ngjyra ngjyra, por me shume me te bardhe e te kuqe që i vendosnin në duar. Ngjyra e bardhe simbolizonte paqen dhe e kuqja dashurinë.

 

 

Nderkohe degë të lulezuara te lofatave dhe kumbullave vendosen dhe ne prortat e shtëpive si shenje e mire e pranveres. Për të sjellë mbarësi, cdo shtëpi pret që i pari te hyje nje femije kembe mbare.

 

Shëtitjet në natyrë dhe sot shoqërohen me lojna popullore, grumbullimin e shkarpave dhe druve te thata per ndezjen e zjarreve. Rreth tyre kendohet dhe kërcehet, dreka në natyre apo ne shtepi dhe sot shoqërohet me ushqime tradicionale dhe embelsira.

 

Pas 90-tes Dita e Veres festohet me pjesemarrje edhe te te rriturve, me shetitje dhe aktivitete sic po ndodh dhe sot në parkun e zbukuruar e te gjelberuar te Viroit, në pikën turistike te Këcullës, në malin e Çajupit nga grupe turistike dhe apinistë të pasionuar të natyres malore, në Libohove, sheshe te manastireve e kishave etj.

 

Në fshatra të rrethit te Përmetit, si në Kosinë, Dita e Veres ecën sipas tradites se krijuar ne vite. Shkohet shetitje ne menyre te organizuar, edhe fëmijët ndezin zjarre dhe kercejnë rreth tyre, gratë pjekin kuleçë në hi dhe ne mengjes herët shkojnë në krua dhe me ujin që marrin sperkatin qoshet e dhomave të shtepisë që në to të mos ketë “pleshta e çimka”. Nderkohë në çdo shtepi urohet “qofshi të ëmbël si sheqeri e të bardhë si veza”, shperndahen embelsira, llokume, fruta etj. Me vone bejne “piligrine” e ne kete kohe thone “piligri moj piligri mos dil jashte, t’i mbush syte me hi”.

 

Në Opar të Skraparit kjo feste shoqërohet me zakone të pahumbura dhe sot. Ajo vazhdon nga mengjesi ne mbremje. Fëmijë e prindër lagin “Kulaçin e Kroit” tri herë dhe secili e kafshon po tri herë duke thënë;

“mirë mëngjes o krua, lashe te ligat e mora te mirat”. Prej këtej në shtepi urohet për “shendet e bereqet” dhe “paçi këmbën e mbarë”, fëmijët gostiten me një mollë dhe një lugë sheqer.

 

Dita e Verës vazhdon me “vizitat” e fëmijëve shtepi më shtëpi. Vezët që grumbullojnë ata i përpjekin se cila do jete me e forte. Zakon është që fëmijet lyhen me mjaltë në ballë.

 

Dita e Verës festohet bukur edhe ne Tunjë të rrethit te Gramshit. Vlerësohet feste e riperteritjes se botes dhe e gjallërimit të natyres e vazhdimësisë së jetës.

 

 

Kjo dite fillon me zierjen e misrave. Fëmijët merren me grumbullin e druve te zjarrit që ndizet ne mbremjen e festes dhe cdo grup perpiqet kush te beje zjarrin me te madh. Në zjarr hidhen dega dëllinje, kërcehet e kendohet. Për feste pergatitet mish, llokume dhe embelsira. Në një enë zihen kembet e qengjave si dhe ne te tjera 100-150 kokrra vezë që u shperndahen femijeve; ne dritare e porta vendosen dege thane e kumbulle te lulezuara.

 

Fëmijët luajnë e këndojnë:
Erdhi Dita e Verës/ Hiqi llozin derës / Aga, be, Aga be / Zgjuar je apo fle / Zgjuar je, po pi duhan/ Me simsi qelibar/ Ngrehu, moj zonjë/ Shko në qilar/ Na gostit këta beqarë /.

 

Për ate qe vete per heren e pare Diten e Verës ne nje shtëpi, thone “na bëri këmbë”. Me vezet qe mbledhin, femijet lozin duke i perpjekur dhe kujt i del veza me e forte ia merr tjetrit. Diten e Veres femijet lyhen me mjalte ne balle. Te gjithe vishen me rroba te reja e nuk punojne gjithe diten.

 

Po kaq bukur e me zakone te ndryshme festohet Dita e Verës edhe ne qytete e fshatra te tjera të vendit.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com