Si e Respektoi Google 100 Vjetorin e Pavarësisë me Flamurin Shqiptar dhe Kush ishte Iniciatori i saj!

Gjigandi Google vendosi më 12 Nëntor 2012 Flamurin Shqiptar si logon kryesore te kerkimit të saj me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 

Logot e ndryshme që vendos Google në faqen e saj quhen Doodle.

 

 

Doodle vendosen nga google për kohë të caktuar për raste të veçanta me raste festash, datash historike apo edhe për përvjetorët e personazheve historik.

 

Doodle me flamurin shqiptar u vendos nga google pas një peticioni te iniciuar nga një i ri shqiptar, emigrant në Miçigan të SHBA.

 

Ai quhet Klajdi Hëna dhe eshte nga Korça. Nëpërmjet një peticioni në faqen e internetit www.change.org ai i kërkoi Google që të vendoste një Doodle me flamurin shqiptar më 28 nëntor me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Google e realizoi kërkesën e Klajdit duke vendosur flamurin e Shqipërisë në logon e saj ne respekt edhe te firmetareve te shumte qe e kaluan limitin e caktuar prej 50.000 vetash ne nje kohe rekord.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com