Si e Pret Cfaka, Lagjja Prapa Kalasë e Qytetit te Gjirokastrës Vitin e Ri 2020!

Ne lagjen Cfake te Gjirokastres atmosfera e vitit te ri eshte e ftohte, si ngrica qe ka rene ne rruget e trazuar nga shirrat e disa diteve me pare.

Cfaka pas kalase duket e menduar, ndoshta per naten e nderrimit te viteve që padyshim do te jete me tryezen plot e me gjithe te mirat, te siguruara lehte e pa radhe, jo si ndodhte tek kasapet, edhe duke iu lutur Aliut apo Haseniut  per 1 kg mish.

Ka ikur ajo kohe e megjithate strehet e shtepive duken sikur pikojne gjume…

Edhe rruga poshte mureve te kalase per te Ura e Aqif Zerzebilit, eshte e heshtur.

Presim te kaloje njeri me deshirën e mirë për të këmbyër ndonje fjalë, edhe per vendin mbi ure me histori ndertimi dhe nje kenge te ngritur mbi nje ngjarje te vertete.

Levizje nuk ka edhe ne qender, aty ku dikur njerezit i mblidhte çezma e lagjes, pa funksion tani e ku ndahen tre rruge, e Cfakes, e Manalat e tjetra ne shkollen “Naim Frasheri”.

Ne sy na vjen nje pamje e shkuar, qe nuk perseritet me, Furra ku sherbenin furxhinjte e pagjume Sami Sinani dhe Alush Govaçi,  ndezur, flake e prushe 24 ore, dhe njerezit ne pritje te tepsive me mish, lakrore, bakllava e revani, bragaçet me miser, sa te beheshin gati.

Eshte pasdite. Marrim rrugen e Cfakes ku leviz dhe koriera e lagjes.

Mbi rruge shtepia e Karaullajve, nje cati me ate te Shefikos qe banon ne Tirane. Qeni i lidhur i  shtepise te kall daten, pjergulla e zbrazur nga kopanet me rrush, fiku i çveshur dhe fletet neper mure e avlira i trazon era.

Brenda shtepise sigurisht qe hollohet e hapen petet e fundit per  bakllavane e vitit qe shtron Marianthi, e zonja e shtepise, siç e benin dikur Memeja e Tauzit me grari.

Porta eshte e hapur, po nuk eshte koha per kafe. E dime, Koli nuk kursehet, na ka bere dhurate ne fb edhe çelsin e madh te portes sa nje dore njeriu, e pa kyçur ende. Pastaj dhe nuk duam te perseritim ç`kemi shkruar me pare; shtepi-shkolle paraçlirimit, ne kohen e Zogut bodrumi burg per grate apo ajo kenga: “Elmazi, motra e vëllait, more hakun e babait”.

Ecim. Ne te djathte shtepite radhe, te Tauzit, Koles, Mullait, Zijait, Ajdhonit e Çames, Maliq Tauzit dhe nje tjeter, porte e madhe dhe gjysem e hapur… Eshte shtepia e njeriut te mire e te urte Luan Finos, ish kolege, nga miqte e mi me te mire qe tani nuk rron me…

Perballe me Kroin e Korajve qe nuk ekziston, mbeshtetur ne murin e Reiz Kores, shtepite e medhe te Çoçolateve qe u sekuestrua dhe u kthye disa vite ne shkolle.

Nga ketej, Shtepite e Manalatit dhe Zinzhirave, vende vende vezullojne nga drita te zbehta, vargje dritash, zbukurime per Vitin e Ri.

Ja shtepia e Haki Femeres, postjerit te mire te qytetit qe shperndante letra e kartolina per vit te ri; duket e mbledhur, e mardhur, penxheret pa drite. Ka vite keshtu. Djemte e vajzat e xha Hakiut Vitin e Ri nuk e festojne ne shtepine e jetes po ne Amerike.

Per jeten qe behej me pare ne kete shtepi ka shkruar dhe Rajmonda Lilo, sot me familje ne Amerike, vajza e Zija Tauzit:

“ Atje beheshin ahengje te medha.. me muzike te improvizuar…Merrnim gjymopollon  e kthenim permbyse dhe e benim def…Aty luhej dhe teater… Varnim çarçafin e bardhe ne mur dhe improvizonim skenen dhe benim role..Gjithe lagjja spektaktore…”.

Ne Cfake, Manalat e Zinxhira ka shume familje qe vitin e Ri e festojne ne Tirane, gjetke e jashte vendit, ne Greqi,Itali, Amerike e deri ne Australi.

Kemi lene prapa shtepine me dy porta te Galo Xhikut, ate te Roland Karaullit,te Lutfi Hysos, Shtepine e Myzejen Erindit, te Dervo Çenkose,  Thoma Boçit, Lulezim Tauzit, Filip Mastoras, te Veip Sinos dhe Laze Beqos, ku ketu rron me familje Qibarja e Komitetit,  siç i kane folur.Ja dhe shtepite e familjes Kuka dhe Hajro.

Sheshi i famshem i Mejdanit eshte i qete po zera vine ketu nga brenda shtepive rrotull, portat e medha te te cilave jane ende hapur dhe disa penxhere me drita te zbehta, parathenie e mbremjes qe po bie pak e nga pak mbi çatite e shtepive.

Me kujtohet shoku im i klases ne gjimnaz Ahmet Kuka, tani biznesmen me emr i bulmetit ne Tirane.

Heshtje ne shtepite, avlite,muret dhe pemet e kopshteve rrotull Bregut te Mejdanit, nen te shtepite e Mole Çobos dhe Nazmi Sinos, siper shtepia e Abdudha Shkurtaj, e Selim Bixhakut, Qamil Hasanajt, Rexho Babametos…

E heshtur shtepia e Landi Bixhakut tani me vite ne Rimini te Italise.

Ka dhe te tjera rrotull, ja Teqe e kopshti i  baba Arshiut;

Shtepia e Daver Zhulit, Izet Kores e Feta Kores, Shano Lates, dyqani i jetes i Bekim dhe Dallendyshe Kores, shtepi e Stavro Çaçit, Perlat Geges, Hamide Zhulit ,Drita Asqeriut.

Asnje ze nuk vjen nga shtepia e doktor Bertit ku vite perpara edhe “kemi ngrene thela me mish”.

Nje drite e ndezur, e harruar, na e ben me sy po me gjoja, demek “ ketu jemi’, se Drita, nena e doktorit, e mire dhe goje embel, vjen ralle ne shtepine e jetes, ne vere me shume e me raste ne dimer.

Ne heshtje, personazhe te shtepise sikur na flasin ne reze te veshit; Gjyshi, Isuf Asqeri ( Çuçi) qe solli nga Amerika bilardon e pare ne Shqiperi dhe ne Gjirokaster, djali i tij, Rustua qe kendonte aq bukur “Tane moj Tane…” dhe perdorte steken e bilardos me aq  mjeshteri si  asnje lojtar i kesaj loje ne Shqiperi.

Ngjitur shtepia e heshtur e Prof. Hasan Zazanit, mesimdhenesit te gjuhes dhe letersise ne pedagogjike, edhe me krijimtari, vepra te mira si ajo e te folmes se Gjirokastres.

Tek Babametot ka drita. Sa dime arkitekt Samiu nuk ka levizur nga shtepia dhe Gjirokastra.

Ka rene mbremja…

Levizim poshte “ tunelit te luftes” ne rrugen qe hapet majtas me shtepine e madhe monumentale te Haxhi Kurtit dhe djathtas ate te Asllan Bejes, keshtjelle e vertete, balli dhe krenaria e lagjes Cfake.

Me poshte,  shtepite balle njera tjetres e ne radhe, Ali Ficos, Lateve, Bejtash Kores, Peshkepise, Kasit, Içit etj.

Ne kete mbremje te ftohte, ne prag te nderrimit te viteve, nga larg na vijne ne vesh fjale e zera te djemeve te Cfakes. Ndoshta jane ata te Grupi te njohur te kenges polifonike, me emer ne gjithe vendin.             

Zeri i tyre na vjen nga lagjja perballe, Pazari i Vjeter, nga Shkembi tek rruga ne zbritje per tek Ura e Subeles. Qe andej dhjetra vite te shkuara burrat e vjeter te Cfakes uleshin nje cope kohe dhe ia merrnin kenges, edhe ne prag te nderrimit te viteve…

Me kenge dhe uronin, si te sotmit:

“ Gezuar vitin e Ri, nga mot me mire!”

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com