Roland Çenko - Mbreti i Këngës Polifonike Gjirokastrite Sot ka Ditëlindjen!

Trashegimtari i denje i kenges popullore gjirokastrite Roland Çenko, mbreti i kesaj kenge, sot ka ditelindjen! Me kete rast e pershendesim dhe i urojme jete te gjate e te lumtur!

Rolandi, Lideri i sotem i Grupit “ ARGJIRO “ e ka nisur karrjeren ne vitin 1976 dhe sot mban titullin “Mjeshtër i Madh” .

 

Grupi “Argjiro“ erdhi pas kontributit që Roland Çenko dhe vellai i tij, Kastrioti , kishin dhënë si themelues dhe si artistë cilësorë popullorë në grupin e asaj kohe të njohur si “Grupi i të rinjve“ i cili ishte vazhdues i grupit të pleqeve ku bente pjese dhe babai i tyre, këngëtari me famë Demo Çenko.

 

Rregjistrimi i pare i “ Grupi i te rinjve” u realizua ne 1976 me marres Roland Çenkon dhe ai është kengetari i vetem nga “ Grupi i te rinjve “ qe kendoi me kengetarin e madh Xhevat Avdallin ne FFK ne vitin 1983 me marrës Xhevat Avdalli dhe hedhes Roland Çenko.

 

Nga viti 1976 deri ne vitin 1995 Roland Çenko kendoi me “ Grupin e te rinjve “ pastaj me shperberjen e grupit, krijoi grupin “ Argjiro “ qe u bë menjëherë i dashur për publikun e gjerë me aktivitet brënda dhe jashtë vendit, edhe ne France , Poloni , Zvicer , Greqi , Itali , Gjermani , Kosove etj.

 

Grupi si mbartës i vlerave më të spikatura të polifonisë Gjirokastrite ka marrë pjesë në tre Festivale Folklorike Kombëtare duke sjellë motive tejet të veçanta të ngelura në memorien e banorëve të qytetit.

 

 

Specifika unike e këtij grupi mbetet mënyra e të kënduarit me dy hedhje, shembull tipik i mësimit dhe mbartjes së këngës polifonike nga gjiri i familjes. Sot pjesë e këtij grupi është edhe brezi i katërt i familjes Çenko , Alvaro.

 

Korifeu i këtij grupi Roland Çenko është fitues i katër projekteve për iso-polifoninë dhe jep kontribut në të gjitha shkollat e qytetit dhe aktivitetet e organizuara në bazë qarku.

 

 

Sezoni turistik e gjen këtë grup përpara vizitorëve të huaj që vizitojnë qytetin e gurtë të cilët tërhiqen gjithmonë e më shumë nga interpretimi virtuoz i artistëve në përbërje te tij. Grupin Polifonik “Argjiro” me udhëheqës Roland Çenko mban Titullin “Mjeshtër i Madh” akorduar nga Presidenti i Republikes se Shqiperise.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com