Presidenti i Republikës Ilir Meta Dekoron Doktorin e Shquar Gjirokastrit Vasil Laboviti!

Festë, turizem dhe dekorime në Gjirokastër dhe fshatin Kolonjë!

Gajte këtyre ditëve, Gjirokastra dhe fshati Kolonjë ishin ne feste. Veprimtaritë kanë qënë te shumta me rastin e celjes se sezonit turistik.

Në to mori pjesë dhe President i Republikës Z. Ilir Meta.

Banore të qytetit te Gjirokastrës, intelektualë, punonjës te bashkisë, të spitalit Rajonal etj. morën pjese dje ne ceremoninë ku Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi Doktorin e shquar gjirokastrit Vasil Laboviti (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” me këtë motivacion:

“Për kontributin intelektual e atdhetar, për profesionalizmin dhe humanizmin e pashembullt të treguar në ushtrimin e misionit të tij fisnik si mjek kirurg. Në vlerësim të veprës së tij patriotike, në kushtet e terrorit të egër të pushtuesve, për shpëtimin e qytetit të Gjirokastrës nga masakra naziste”.

Dekorata iu dorëzua Eli Dukës, vajzës së Doktor Vasilit.

Në bazorelievin “Nderi i Gjirokastrës” të ngritur në sheshin kryesor të zones së pazarit të vjetër të qytetit, përkrah portreteve te personaliteteve më të shquar të Gjirokastrës Eqerem Çabej, Ismail Kadare, Musine Kokalari dhe Rauf Fico u vendos dhe Portreti i Doktorit te famshëm skalitur nga mjeshtri Kreshnik Xhiku.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com