Në Skore te Pogonit Këndohej "Po vjen Pashka me Vezë të Kuqe" dhe Shtihej me Pushkë...

Ditën e premte para Pashkes së Madhe, femijet e fshatit Skore ne krahinen e Pogonit, dilnin grupe grupe neper shtepite dhe mblidhnin dru per te ndertuar me to nje stive te larte deri 4-5 m dhe kudo që shkonin kendonin kete kenge:

 

Dru për stivën
Po vjen Pashka
me vezë të kuqe
Të çukasin fëmijët
Të çukis dhe unë
me një vezë të kuqe…

 

Në majë të stivës vendosnin nje kafkë të trashë (kokë gomari ose lope) apo rallë ndonjë mace te zezë të gjallë, që simbolizonte Judën.

 

 

Stiva ngrihej ne Sotira dhe ndizej darkën e Pashkës se Madhe, kur fillonte shërbesa e ceremonisë. Me këtë rast shtihej edhe me pushkë.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com