Mbrëmja Festive e Gazetarëve të Gjirokastrës për Vitin e Ri! Ndihet mungesa e gazetarit të pazëvendësueshëm...

Mbrëmjen e djeshme është organizuar një darkë festive e gazetarëve te Gjirokastrës për festën e Vitit të Ri!

Në restorantin Odaja, ne rrugen që shkon për në kala, restorant karakteristik me gatime te traditës, verë e raki të mirë, gazetarët e Gjirokastrës kanë festuar deri vonë.

Por në festë është ndjerë veçanërisht mungesa e mikut të tyre, gazetarit veteran, “gjeneralit” të rubrikës sportive të qytetit, komentatorit të famshëm inteligjent e objektiv, me 50 vjet krijimtari sportive që pasqyroi ndeshje te te gjitha llojeve te sportit që luhen ne Gjirokastër, Sokrat Papadhopulli apo Sorgia siç i flasin miqtë e tij.

Kjo rrugë për të është e gjate, e bukur dhe e vleresuar, nga lajmet e kronikat e para nga kendi i lojrave në Bashte të Teqesë, nga Fusha e Vjetër e Sportit dhe në vazhdim nga fusha e blertë e stadiumit të Gjirokastrës…

Mospjesemarrja e tij ne darkë, ka mërzitur fillimisht gazetarët, pjesëmarrës në të, ndersa të largëtit, miqtë, kur mësojnë një fakt të tillë me të drejtë mendohen dhe pyesin:

“Jo se donte, po mosha dhe largësia, e penguan këtë radhë të merrte pjese në darken tradicionale me kolegët”, -u shpreh per Gjirokastra Online gazetarja Albana Allushaj.

“E morëm në telefon ta kishim midis nesh, po ai me mirësjelljen elegante që e karakterizon, tha se këtë radhë do festonte me familjen dhe të afërmit. Kështu nga larg i përcollëm urimet tona për Vitin e Ri!”.

Urimeve për Sorgen, komentatorin e famshëm sportiv të qytetit tonë, bashkë më ato të qindra tifozëve i bashkohet edhe gjirokastra online, ku veç të tjerash i është mirënjohës profesor Sokratit për ndihmën e dhënë ndaj gjimnazistëve të qytetit me dhjetra ushtrime olimpiadash që në atë kohë asnjë mësues tjetër në Gjirokastër nuk i dispononte. Prej kësaj ndihme Gjirokastra ka fituar edhe medalje në Olimpiadën Kombëtare të Informatikës në Tiranë, e më pas u përfaqësua në atë botërore, si në Finlandë në vitin 2001.

“Gezuar Sokrat Papadhopulli! Gëzuar, Sorge! Shendet, krijimtari te mbarë, nga mot më mire 2018 e vitet ne vazhdim!”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com