Kremtimi i Pashkës në Katedralen e Re në Gjirokastër - At Theodhori Nikolla bën Thirrje për Paqe dhe Ndriçim të Brendshëm!

Qindra besimtarë ortodoksë gjirokastritë iu bashkuan meshës së Pashkëve që zgjati deri pas mesnate përgjatë sherbesave fetare të mbajtur në katedralen e re në Gjirokastër.

 

Përgjatë meshës së drejtuar nga At Theodhori Nikolla, ai bëri thirrje për më shumë paqe dhe ndriçim të brendshëm.

 

 

Ai ftoi besimtarët të marrin dritë nga ringjallja dhe ta shpërndajnë atë.

 

Edhe në Tiranë mbrëmjen e së shtunës, Shërbesa e Tërënates filloi në orën 22:45 dhe u pasua nga Shërbesa e Ngjalljes, gjatë së cilës u shpërnda Flaka e Shenjtë dhe u lexua Mesazhi i Kryepiskopit Anastas, nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij, Imzot Nikolla.

 

Kremtimi i Pashkës kulmoi me Liturgjinë Hyjnore, pas së cilës të gjithë besimtarët Orthodhoksë i uruan njëri-tjetrit “Krishti u Ngjall” dhe morën përgjigje “Vërtet u Ngjall”, duke trokitur vezët e kuqe.

 

 

Kur ora ka shënuar 00.00, të gjithë besimtarët kanë ndezur qirinjtë e tyre të njohur si dritën e shenjtë, e cila në mënyrë simbolike çohet në shtëpi e ndezur.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com