Ja sa ditë dhe si festohet në Meksikë! Gatimi Tradicional i Krishtlindjeve - Tipik Meksikan!

Kjo Festë në Meksikë nis 9 ditë para datës 25 dhjetor dhe organizohet në kisha.

Këto ditë simbolizojnë shtatzëninë e Marias dhe në çdo shtëpi përgatiten dhurata të mbështjella me letër të kuqe që mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallame sheqeri.

Atmosfera festiva behet me e ndezur ne përfundim të nëntë ditëve që shoqërohet me këtë ritë; një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit.

Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë.

Tamales janë një gatim Meksikan tradicional që haet zakonisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com