Eugent Bushpepa në Finalen e Eurovizion me Këngën "Mall" (video)!

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ka fituar fazën për në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Shqipëria tashmë është finaliste e Eurovision që u rendit e 8-ta nga 10 finalistë që kalonin nga kjo mbrëmje.

Në finale ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron në këtë Eurovision.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall” e cila u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision.

Në gjysmëfinalen e dytë do të interpretojë edhe shqiptari i tretë i këtij Eurosongu, Ermal Meta që do të përfaqësojë Italinë me “Non mi avete fatto niente”.

Finalistë që kaluan gjysmëfinalen e parë të Eurovision
Austria: Nobody But You nga Cesár Sampson
Estonia: La Forza nga Elina Nechayeva
Qipro: Fuego nga Eleni Foureira
Lituania: When We’re Old nga Ieva Zasimauskaitė
Izraeli: TOY nga Netta
Çekia: Lie To Me nga Mikolas Josef
Bullgaria: Bones nga EQUINOX
Shqipëria: Mall nga Eugent Bushpepa
Finlanda: Monsters nga Saara Aalto
Irlanda: Together nga Ryan O’Shaughnessy

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com