Botohet Libri Voluminoz i Besnik Ismailatit 50 VJET ARSIM - Shkolla e Mesme “11 Shkurti” Libohovë

Ne kete libër ne 363 faqe përshkruhet jeta 50 vjecare e shkolles se mesme te Libohoves, ngjarje e shenuar qe do te festohet ne 10 tetor te ketij viti.

Libri I mbeshtetur financiarisht nga Bashkia Libohove me kryetare Luiza Mandi, është i ndarë në disa kapituj:
Celja e shkollës ngjarje e madhe per jeten social-kulturore te Libohoves, deget qe kane funksionuar me e pa shkeputje nga puna, lista permbledhese e nxenesve qe kane perfunduar maturen neper vite sipas degeve, veprimtaria ekonomike e bazes prodhuese, nxenes te dalluar ne vite, tregues statistikor nga historiku i shkolles, kujtime dhe mbresa te drejtoreve, te mesuesve e nxenesve ne vite, veprimtarite jashteshkollore si dhe shkolla si qender komunitare.

Ne libër thuhet se nga ajo dite e 15 shtatorit të vitit 1969 Libohova mori mbi vete namin dhe peshën e shkollës së madhe në bankat e së cilës në 50 vjet dhanë mësim 180 pedagogë specialist me profil të shkëlqyer e të provuar më parë në sektorë të ndryshëm si dhe 100 punonjës të sektorëve ndihmës.

Shkolla u bë vatër e ngrohtë dhe e dashur për djemtë dhe vajzat e Libohovës dhe jo vetem,
Dropullit dhe qyteteve te jugut; u diplomuan 2380 specialistë të mesëm që më pare drejtuan ekonominë dhe sot mbulojne sektorë të rëndësishëm të administratës apo janë fermerë dhe specialistë të dëgjuar, disa biznesmenë të fuqishëm, përfaqësues të denjë të zhvillimit të ekonomisë së vendit me kontribute të mëdha si Vasil Naçi, ish nxënës i kësaj shkolle.

Jeta 50 vjeçare e shkollës është e lidhur ngushte me kontributin e pahumbur në kohë të të parëve të saj, drejtues, mësues e nëpunës që meritojnë respekt e mirënjohje:

Kosta Kuruni, Thanas Xhumba, Besnik Ismailati, Ron Çobani, Dervish Çaushi, Vasil Kaso, Zaim Hysa, Erena Çobani, Mejdi Metaj, sekretarja dhe arkivistja e shkollës Irena Banushi, ish zëvendësdrejtori i parë i shkollës Koço Pasko, ish zëvendësdrejtori i shkollës Qazim Zaimi, ish zëvendësdrejtori i konviktit Ilia Mosho e Kadri Çoro, ish kujdestari i parë i konviktit Bajram Abdi e Ollga Kaçi, ish infermieria e konviktit Eleni Boçi, ish sekretari
i shkollës Mehdi Pasho dhe Antigoni Shollo, ish mësuesit e shkollës Andrea Xhumba, Blerim Kore, Ermira Haruni, Adil Xhelili, Bashkim Peça, mësuesja e letërsisë Manjola Toska Merdani, Gent Hyka, etj., ish kryekuzhinieri i konviktit Jorgji Gramatiko, shumë nxënës të periudhave të ndryshme, autoritete lokale e rajonale.

Kjo monografi është vlerë për historinë, lëndën dhe përmbajtjen që mbart në të gjitha faqet e saj, është dhe do mbetet një dokument historik për shkollën dhe arsimin në Libohovë e më gjerë.
Meritë për këtë ka autori Besnik Ismailati, ish mësues dhe ish drejtor i saj, intelektual i palodhur dhe me kontribute në arsim e fusha të tjera shoqërore që ka punuar me ngarkesë të madhe shpirtërore dhe përgjegjësi profesionale për të “ shkrepëtitur” nga harresa kujtime e dokumente, për të qëmtuar, mbledhur, seleksionuar e pastaj shkruar këtë monografi voluminoze, model për nga metodika e studimit dhe ndërtimi, e para pas vitit 1990 si pjesë e historisë së madhe të arsimit në rreth, shembull dhe udhërrëfyese edhe për studiuesit e ardhshëm që me siguri do marrin përsipër të shkruajnë dhe pasurojnë më tej historikët e gjimnazeve dhe shkollave të tjera.

Në këtë monografi, vlerë të padiskutueshme për ndricimin e personazheve të shkollës, kronikave e ngjarjeve në vite, kanë dhe fotot si burim dokumentar autentik, pjesë e gjallë e kujtesës dhe trashëgimisë së pasur historike të saj nga dita e parë e në vazhdim.

Pergatiti A. Lula

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com