“Divani Lunxhot” - Gjirokastra Online përcjell nga afër Festën e Artizanatit dhe Kulinarisë Sot në Dhoksat

Feste ne Dhoksat – “Divani Lunxhot”, Artizanat dhe Kulinari, Edicioni i 4-te…

“Divani Lunxhot”, nisi sot pasdite ne fshatin Dhoksat te rrethit te Gjirokastres, nje nga 100 fshatrat e perzgjedhura nga qeveria shqiptare si destinacion turistik.

 

 

Veprimtarite e ketij eventi te rendesishem per banoret e krahines se Lunxherise dhe jo vetem, nisen me promovimin e vlerave etnokulturore, artizanatit dhe kulinarise se famshme lunxhote.

 

 

Gezimit te banoreve, emigranteve te ardhur per pushime, turisteve nga disa vende dhe artisteve popullore te mbledhur ketu per te festuar dhe kenduar, iu bashkuan edhe deputete e kuadro drejtuese te qarkut te Gjirokastres.

 

 

Ne skenen e festivalit lunxhot, te ngritur ne qender te fshatit, u ngjiten ne podium per konkurim dhe per te manifestuar vlera te kenges polifonike, te valleve popullore te krahinave jo vetem te Gjirokastres por dhe grupeve nga rrethet, si grupi Vlla-Kavaje, grupi “Gjergj Arjaniti” Mallakaster, Grupi “Zëri i Birbilit” Sarande, grupi i valleve te Dropullit, te Janines etj.

 

 

Veprimtarite dhe festivali lunxhot vleresohet ngjarje e rendesishme mbasi mban te ngritur tarditen lunxhote e krahinave te tjera dhe i sherben nxitjes se turizmit, ofrimit te turisteve te huaj per te njohur historine dhe kluturen e pasur te krahinave te jugut.

 

 

Sipas tradites festa vazhdon deri ne oret e vona te nates…

 

 

Gjirokastra Online nuk mund te mos merte pjese ne kete aktivitet prej nga ju percjellin nepermjet fotove atmosferen e mrekullueshme te kesaj feste.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com