Ceremonia e Vendosjes së Monumentit të Çerçiz Topullit - Fjalimet, Vargjet e Këngët Kushtuar Heroit Kombëtar!

Me 18 mars 1934, dite e diel, ne Gjirokaster u bë inaugurimi i monumentit te Çerçiz Topullit.

 

Mijera gjirokastrite dhe banore te fshatrave, autoritete civile e ushtarake, me Prefektin ne krye, kryetaret e feve, paria e vendit, etj. qëndruan para monumentit.

 

 

Ne ballkonin e Bashkise, zunë vend Qamua, zonja e Çerçiz Topullit, motra e Çerçizit, dhe grate e nipërit e shtëpisë Topulli, si dhe te huaj.

 

Me këtë rast folën Beso Gega, Sami Kokalari, Xhevat Kallajxhi, deputeti Javer Hrushid, Sali Butka, Vangjel Koça, Zenel Hekali etj.

 

U lexuan gjithashtu telegrame dhe pershendetje te ardhura nga diaspora shqiptare, vecanerisht nga ajo e SHBA, si dhe qytete e fshatra te Shqiperisë.

 

Përpara monumentit, Kengetari e poeti i mrekullueshëm nga Himara, Neço Muka, ndjenjat per jeten dhe vepren e Çerçizit, aty për aty, i shprehu edhe me vargje:

 

Çerçiz Topulli pse ri i patundur
E me nje heshtje me sy na veshtron?
Je i gjalle, i vdekur, a i humbur?
Ç`ben atje, mos rri vallë e mendon?

Humbi trupi, po ti s`je i humbur,
Se ke rënë si trimi per liri
Dhe ato plumba që të kanë shembur
Per ty qenë nder e lavdi.
………………………………
Lavdi burrave te idesë kombëtare
Që pa frikë u përpoqën për kaq vjet
Për atdheun, për lirinë kombëtare
Kujtimi i tyre qoftë përjetë!

 

 

Pjesemarres ne ceremoni, shkrimtari i ri Petro Marko shkroi vargjet:

 

Nis krisma e pushkës për nder të lirisë
Fillon e s`pushon prej trimit me shokë,
Ushton sa thyen vargjet e robnisë
Sa dita agoi, ra dielli në tokë…


Dhe zërat për dore te Rrapi në Mashkullorë.
Trimi do të flasë, sytë i mban përmallshëm
Drejt tokës ku lindi, tokës arbnore
Rri e nuk tundet, se trupi i tij i pashëm


U bë i pavdekshëm, u bë përmendore.
E vendi buccccet nga i gjithë populli
Që thotë: Ky qe i madhi Mbret,
Trim Çerçiz Topulli!

 

Ja në këtë foto, këta janë djemtë dhe burrat e Gjirokastrës që diten e inaugurimit të Monumentit te Cercizit, te veshur me flamurin kombetar, hoqën valle duke kënduar këngën “Te Rrapi në Mashkullorë”.

 

Fotot nga Muzeu Kokalari

 

Sipas kronikave te kohes, gëzimi dhe entuziazmi popullor ishte i jashtezakonshem dhe manifestimet patriotike ne sheshin që nga ajo dite mori emrin e heroit Kombetar Çerçiz Topulli vazhduan deri vonë.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com