Ceremoni në Gjimnazin "Siri Shapllo" - Mësuesi Jorgo Buka Shembull për Nxënësit dhe Kolegët!

“Një mësues i mirë është një shembull jo vetëm për nxënësit, por dhe për kolegët…”

Sot në Gjimnazin Siri Shapllo u organizua një ceremoni per nder te mësuesit Jorgo Buka, i cili del në pension.

Pas 42 viteve plot përkushtim dhe dashuri për mësimdhënien Jorgo Buka, ose Gogua siç i flasin kolegët tregoi se dhe dita e fundit e punës është serioze si dhe dita e parë.

Një falënderim për Jorgon merr ai nga nxënësit që edukoi ndër breza nga kolegët për vitet dhe përvojat e kaluara bashkë.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com