Zëri i Vajzës nga Kukësi Rrëmbeu Zemrat e Shqiptarëve në "The Voice Kids"! Gërshetat e Dhisë e Kujdesi ndaj Kafshëve, Pasioni i dytë i saj!

Me prezantimin që bëri në natën e dytë të “The Voice Kids”, Danjela fitoi jo vetëm zemrat e trajnerëve por edhe të publikut që e ndiqte.

Historia e jetës së saj, por edhe optimizmi që e karakterizon pushtoi hapësirën e “The Voice Kids” si edhe të rrjeteve sociale.

Vajza 13 vjeçare,nga qyteti i Kukësit, jeton me gjyshen, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste, ku vihet re mungesa e shumë prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona.

Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave, pasioneve dhe punës në familje. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë.

Të bën përshtypje se si përtej mundimeve dhe sakrificave që po kalon, Danjela tregohet mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë.

Muzikën e ka pjesë të rëndësishme në jetën e saj dhe dëshiron të provojë veten, të shijojë eksperiencën e veçantë që të fal skena.

Ajo vjen në ‘The Voice Kids’ për të patur mundësinë e një eksperience të bukur dhe për të bërë krenare familjen e saj. Qëllimi i saj nuk është të fitojë çmimin, por t`i tregojë botës talentin e saj në muzikë.

Të lumtë Danjela ! Ti i tregove shqiptarëve se përtej moshës,optimizmi mbyt çdo vështirësi që sjell jeta dhe se puna e sakrifica janë vlerat që ndihmojnë njeriun të përmbushë ëndrrat e tij.

Burimi: www.Kuarc.al

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com