Vasil Muka, raki dhe meze me Foto Matin, Jani Litin dhe Bashkim Shametin ne Qafe te Pazarit

Per vasil Muken, nje gote raki ashtu vendce me miq te vjeter ne vendlindje, me stoikun Foto Mati, berberin legjendar ne Qafe te Pazarit qe per mese 40 vjet qeth e ruan klientet e tij, me zanatcinjte historike Jani Liti e Bashkim Shameti, te shijon shume ca me teper kur keto meze vine nga nje dyqan i thjeshte por plot dashuri ,nga vellezerit Cocoli.

Dyshja e famshme ne qytet, qe i lidhi sporti dhe zanati i perbashket,Jani e Bashkimi  me kariere te shquar sportive por qe 45 vjet punojne bashke e nuk jane grindur njehere,pasi kurre nuk ja bejne me hile njeri-tjetrit.

Kur Jani ishte ne spital ne Janine e Baci erdhi e vizitoi dhe nxorri nga xhepi nje shume te hollash e ja dha Janit.Ishin leket qe kishte fituar vetem por i ndau me kolegun.Edhe nje 2 mijshe kur fiton njeri e ndan brenda dites me tjetrin. Cdo dite ndajne fitimet e pakta ,duke zbritur shpenzimet. A ka shtepi ne Gjirokaster qe nuk ka degjuar zerin oshetites te Janit apo buzeqeshjen e Bacit, te mirepritur e te kerkuar.

Vlereson dhe te merr malli per kete shoqeri te mbare e te shendetshme zanatcijve te Qafes se Pazarit qe jane vertete per t`u patur zili dhe marre shembull, tradite ne vazhdimesi.