Vaksinim që të mos “plasi” plasja

 

Nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mesojme se dhe ne qarkun e Gjirokastres si ne gjithe vendin vazhdon fushata e vaksinimit të bagëtive në ato zona te percaktuara si vatra te shfaqjes së sëmundjes së plasjes.

Vaksinimi kryhet falas nga Shërbimi Veterinar Shtetëror dhe po monitorohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet strukturës përkatëse.

Kjo fushate edhe ne qarkun e Gjirokastres realizohet mbi bazen e nje programi mbeshtetur ne kontrollin e zonave te njohura me vatra te shfaqjes së sëmundjes.