"Vaksina MMR" - A eshte kjo vaksina e duhur per Koronavirusin?

Nje nga vaksinat qe mendohet se mund te perdoret per Koronovirusin eshte Vaksina MMR, e njohur si fruth-shyta-rubeolë…

Ajo është një nga më të kritikuarat në botë pasi shumë njerëz mendojnë se efektet e saj anësore janë të rrezikshme.

Edhe pse nuk ka konfirmime apo vertetime zyrtare shume aktiviste qe jane kundra kesaj vaksine thone se ajo shkakton autizëm.

Prestigjozja britanike Daily Mail thote se shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kane dale ne konkluzionin se vaksina mund të mbrojë njerëzit nga Koronavirusi per aresyen se virusi i rubeolës ka një strukturë të ngjashme me SARS-CoV-2.

Ata permendin faktin se të moshuarit nuk e kanë bërë këtë vaksinë se pse ajo ka nisur ne vitet 60-te dhe prandaj jane rrezikuar me shume.

Studimi i tyre në Britani ka zbuluar se të moshuarit e prekur rëndë nga korona duket se nuk kishin prodhuar përgjigjen e mjaftueshme nga sistemi imunitar, e cila do i mbronte nga rubeola.