Ura Dëshmi e Ujësjellësit të Ali Pashës në Gjendje të Mjerueshme - Rrezikon Shembjen!

Mbetjet e ujësjellësit të famshëm të Kalasë së Gjirokastrës ndodhet në gjendje të mjerueshme! Ali PAsha e ndërtoi atë dhe nëpërmjet urave të gurta sillte ujin nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën, dhe sot vazhdojnë të tërheqin vizitorë të ndryshëm, por gjendja aktuale eshte shqetësuese.

Nga ujësjellësi i dikurshëm i ndërtuar i gjithi me ura dhe harqet të gurta ka ngelur një urë e gurtë në pjesën e sipërme të lagjes Dunavat si dhe disa fragmenete muresh dhe harqesh në zona të ndryshme të pjesës veriore të kalasë.

Një banor thotë për Gjirokastra Online:

Janë ulur te pakten 3 rradhe guresh.Bimet qe shikoni po shkaterojne uren.

Ujësjellësi i gurtë i Kalasë së Gjirokastrës, përbën një ndër ndërtimet më të veçanta për kohën e vet. Ai ështe i gjatë 12 km dhe nëpërmjet një arkitekture të veçantë me ura dhe harqe sillte ujë nga mali i Sopoti për të furnizuar kështjellën e Gjirokastrës.

Studiuesit mendojnë se ndërtimi i tij i përkët shekullit të 12-të ndërkohë që Ali Pasha do të restauronte pjesë të rëndësishme të tij, duke qenë i fundit që jipte kontributin në lidhje me ndërtimin e ujësjellësit të gurtë.

Ndërkohë sipas burimeve historike Ali Pashë Tepelena do të realizonte ujësjellësin e gurtë të Kalasë së Gjirokastrës në vitet 1812-1813 si pjesë e ndërhyrjeve në kështjellën e qytetit. Krahas ndërhyrjeve në kështjellën e gurtë Ali Pasha do të ndërhynte edhe për ujësjellësin i ngritur mbi një sistem kanalesh dhe urash madhështore ai do të furnizonte me ujë nga mali i Sopotit kështjellarët.

Ashtu si pjesa më e madhe e fortifikimeve dhe kështjellave të ndërtuara nga Veziri i Janinës në këtë periudhë edhe kjo vepër e veçantë do të mbante firmën e arkitektit Petro Korçari. Ujësjellësi ose ndryshe aquadoti ishte i ndërtuar mbi ura dhe harqe të gurta ku pasi ujë kalonte në një sistem kanalizimesh të gurta depozitohej në rezervuaret në brendësi të kalasë.

Por ai që do ta përjetësonte ujësjellësin e Kalasë së Gjirokastrës si një dëshmi e vërtetë për këtë vepër të rrallë në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit do të ishte piktori i famshëm britanik Eduard Lear, i cili gjatë udhëtimeve të tij në Jug të Shqipërisë e vendosi ujësjellësin e Kalasë së Gjirokastrës në qendër të një tabloje të vet.

Krahas vlerave artistike kjo tablo është edhe një dëshmi historike në lidhje me ujësjellësin e gurtë të Kalasë së Gjirokastrës. Dëshmitë historike në lidhje me egzistencën e pjesëve të veçanta të këtij ujësjellësi i gjejmë deri në fillim të viteve ’30-të të shekullit të kaluar.

Ndërkohë një ndër mbetjet më të veçantë të këtij ujësjellësi vazhdon të jetë një urë e gurtë mbi lagjen Dunavat. Ura, e cila njihet ndryshe edhe me emrin “Ura e Ali Pashës” është e ndërtuar e gjitha me gur dhe është e lartë 16 metra, e gjatë 40 metra dhe ka një gjerësi 2.3 m.

Kjo urë, dëshmi e ujësllësit të famshëm tregon për vlerat arkitektonike, ndërtimore dhe mjeshtërinë e gurgdhendësve gjirokastritë të cilët realizuan ujësjellësin e kështjellës. Edhe në ditët e sotme studiues apo vizitorë kureshtarë ngelen të mahnitur nga mjeshtria e ndërtimit të saj.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com