Tjetër Monstër në Fier - I vë flakën shtëpisë dhe tenton të hedh binjaket në lumë

Pasi dogji shtepine e bashkejetuesit te saj, Rudina Kishta, 42 vjec, ka tentuar të vrasë vajzat e saj gjashtëvjeçare binjake ne lumin Seman, pranë fshatit Daullas.

“Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Është dyshuar gjithashtu se qytetarja Rudina Kishta ka djegur banesën e bashkëjetuesit te saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç”, thotë policia. Materialet u kaluan në Prokurorinë e Gjykatës së Qarkut Fier për veprat penale të “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” dhe “Shkatërrimi i Pronës me Zjarr”.

Ardian Gjika, pronari i shtëpisë, tha se në kohën e djegies së banesës nuk ishte në shtëpi, por u raportua nga miqtë e tij. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri është ndezur nga gruaja e Ardian Gjikës, e cila është në depresion.

Ai tregon se e kishte marrë bashkëjetuesen e tij një ditë më parë ne shtepi, ndërsa ai donte të shkonte te nëna e saj.

Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar si pasojë e zjarrit, ndërsa Ardiani thotë se zjarri ka djegur gjithçka.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com