S'ka Macaron?! - Klientja Denoncon French Café sepse nuk Shet Ëmbëlsirën Tradicionale Franceze!

Një grua e zemëruar po kërcënon një kafene franceze me veprim ligjor, pasi vuri re se lokali popullor në Sunshine Coast nuk shërben macarone.

 

Pronarët e kafenesë, La Maison du Patisser, kane ngelur të tronditur pasi klientja e urryer paraqiti një ankesë pranë Zyrës së Tregtisë së Drejtë.

 

Gruaja argumenton se nepermjet reklamimit te rremë si një kafene franceze ata nuk shesin gatimin tradicional.

 

 

Eric dhe Francoise Pernoud, që hapën kafenenë një muaj më parë, mendojnë se veprimi ligjor është qesharak dhe fuqimisht mbrojnë vendimin e tyre për të mos shërbyer embelsiren tradicionale macaron.

“Ju mund të gjeni macaron kudo tani,” tha Pernoud për 9NEWS.

“Mendova me një biznes të ri, fillime të reja. Kam kaluar vetëm tre muaj në Francë dhe macaron-et po shkojnë jashtë modës ketu”.

 

Zonja Pernoud tha se macaron gjithashtu nuk shkojne fare mirë në lagështinë e Queensland, e cila luajti një rol në vendimin për t’i lënë ato nga menuja.

“Paramendoni të blini një kuti macaron-esh në orën 11 para drekës dhe të shkoni në shtëpi dhe në orën gjashtë të mëngjesit është e gjitha thërrime”, tha zonja Pernoud.

 

9NEWS ka kontaktuar gruan qe ka kërcënuar me veprimin ligjor, por nuk ka marrë përgjigje.

 

Çifti postoi në faqen e tyre të Facebook dje duke u thënë klientëve të tyre se ishin nën kërcënimin e veprimeve ligjore, gjë që shkaktoi një reagim të fortë.

 

Shumë janë të zemëruar që pronarët e bizneseve të vogla po detyrohen të mbrojnë veten në këtë situatë “qesharake”.

“Sigurisht kjo nuk është me të vërtetë, apo jo!” komentoi një përdorues i Facebook.

“Le t’ju padisin, është publicitet falas, do të jeni dy herë më të zënë dhe njerëzit do të vijnë nga të gjitha anët për të ardhur dhe do të hanë ushqimin tuaj të bukur francez”, tha një tjetër.

 

Më parë këtë javë, një berber i Sidnejit u denua pasi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Shanset e Barabarta e denoi për mos prerjen e flokëve të një vajze të re.

 

Ai i tha vajzës se ai nuk ishte i kualifikuar për të prerë flokët per femra, por ajo e mori çështjen seriozisht dhe paraqiti një ankesë zyrtare.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com