Si të Aplikoni për Llotarinë Amerikane duke Patur Kujdes nga Mashtrimet! Ambasada Udhëzon këto Hapa!

Sot në faqen e Ambasadës amerikane në Facebook qytetarët shqiptarë do kenë mundësinë të konsultohen lidhur me aplikimin në llotarinë për vitin 2021 ku pyetjeve të tyre do t’u përgjigjet konsullja Anna.

Ambasada bën këtë njoftim të rëndësishëm:

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen.

Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2021

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

 

6 Hapat qe duhet te ndiqni:

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com