Si duhet të veprojmë në rastin e një tërmeti?

Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe çatisë.
Mundohuni të shmangni vendosjen e mobilieve të rënda.
Siguroni mirë në mure, raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat.
Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve.
Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.
Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.
Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast tërmeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit.
Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë. Një elektrik dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë se ku ndodhen.
Eleminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj.
ÇFARË DUHET TË BËJMË GJATË NJË TËRMETI?

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.
Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.
Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.
Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.
Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.
Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.
ÇFARË DUHET TË BËJMË PAS TËRMETIT?

Sigurohu që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dilni me kujdes nga banesat.
Mos harroni të vishni këpucët pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoheni nga këmbët.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com