Rrëzohet Orteku i Borës, Vdesin 21 Persona

Mesohet se se paku 21 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar pasi një ortek bore goditi një fshat në rajonin e Kashmirit.

Orteku ka shkatërruar disa shtëpi, ndërsa reshjet e mëdha të borës dhe shiut e kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.

Brenda 4 diteve, një televizion lokal ka raportuar per 36 persona te vdekur dhe dhjetëra te lënduar për shkak të reshjeve të shiut,te ortekëve dhe rrëshqitjet e dheut në pjesë të ndryshme të Pakistanit.

Shteti angazhoi edhe ushtrinë për t’i zhbllokuar banorët lokalë dhe turistët në këtë provincë, shkruan “Anadolu”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com