Rihanna Fundos Snapchat - Rrjeti Social Krijon Reklame Nxitëse Dhune...

Snapchat krijoi nje reklame ne te cilen thuhej: ‘Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brown?’, e cila ka ngjallur debate të shumta.

 

Vetë këngëtarja Rihanna e ka sulmuar këtë rrjet social dhe nëpërmjet një postimi në Instastory:

 

“Snapchat, e di që nuk je aplikacioni im i preferuar! Por unë po përpiqem të kuptoj se cfarë është kjo rrëmujë. Do doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Keni shpenzuar para për dicka që do prekte qëllimisht viktimat e dhunës në familje dhe të talleni me ta. Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale sepse nuk kam shumë të tilla, por për gjithë gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë vitkima në të kaluarën dhe për gjithë ata që mund të përjetojnë dicka të tillë”.

 

 

Sipas kritikuesve, por edhe vetë Rihannës, rrjeti social Snapchat nëpërmjet reklamës së publikuar nxit dhunën në familje.

 

Reagimi i fansave por edhe i Rihannës ka bërë që drejtuesit e rrjetit social të fshinë reklamën por edhe të kërkojnë ndjesë publike.

 

Por i menjehershem ka qene dhe pasoja per Snapchat ku menjehere rane aksionet e saj…

 

Pas postimit ë Rihanna-s në Instagram Story, Snapchat humbi $ 577M në vlerë

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com