Përsëri Aksident! Në Aksin Rrugor Memaliaj-Tepelenë!

Përsëri Aksident! Në Aksin Rrugor Memaliaj- Tepelenë

Gjatë natës në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë në vendin e quajtur Ura-Bençës ka ndodhur nje aksident I rende.

Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Autobusi i aksidentuar i përket linjës Tiranë-Athinë me targa greke ITY2760.

Per fat te mire autobusi nuk ka pasur pasagjerë në momentin kur është aksidentuar. Brenda tij kanë qenë vetëm dy shoferët të cilët janë plagosur dhe janë dërguar për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com