Përmbytet Gjirokastra - Përroi i Çullos Sërish Problem Sidomos për Banesat ku Kalon

Gjirokastra është përmbytur perseri nga reshje intensive të shiut që vazhdojnë edhe sot.

Përroi i Ficos qe kalon nga lagjet e sipërme ka dalë nga shtrati dhe rruget jane mbushur me baltë.

Ndertesat nuk rrezikohen siç raportohet, me perjashtim te nje banese qe eshte permbytur gjatë natës.

Përroi i Çullos po mbahet në monitorim ndëkrohë që Meteoalb njofton se sot (4 nëntor) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Me te rrezikuara jane shtepite e ndertuara prane kalimit te ujërave që vërshojnë nga përroi i Çullos.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com