Operacioni Forca e Ligjit - Sekuestrohen Dhjetra Makina Luksioze edhe ne Gjirokaster

Sot ka vijuar aksioni i policise ne qytetet kryesore te vendit perfshire edhe gjirokastren kryesisht per kontrollin e automjeteve luksoze.

Ne shenjester jane makinat e reja apo vit prodhimi te fundit. Keshtu ne Durres jane kontrolluar mbi 200 makina dhe 6 prej tyre jane sekuestruar.

Ne gjirokaster jane sekuestruar mbi 10 makina te cilave ose u mungonte dokumentacioni perkates ose pronaret ishin me precedente penale.

Operacioni eshte shtrire edhe në Shkodër ku sipas Fax News vijojne kontrollet ndaj mjeteve luksoze. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Rendit janë vendosur ne hyrje të Shkodrës duke kontrolluar mjete pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim që mund të kapen në lëvizje në këtë qytet.

Nderkohe policia e shtetit ka deklaruar se prej 4 ditësh, në të gjitha ambientet e Policisë në vend, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com