Ngjarje Tjetër Tragjike, Këtë Radhë në Tiranë

Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tiranë duke u hedhur nga kati i 12-të i pallatit në kushte të rënduara psikologjike.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:58 në rrugën  “Shefqet Musarai”.

I riu 33-vjeçar me inicialet A.R. është hedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendshme të një pallati, duke ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com