Ngjarje e pazakonte/ Grabitet me arme argjendaria ne mes te 18-shtatorit, policia njofton

Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur sot ne Gjirokaster, ku ne lagjen 18-shtatori eshte grabitur me arme nje argjendari dhe autoret jane larguar ne drejtim te paditur.

Policia ka dhene kete njoftim per mediat:

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.