Nesër, Kryeministri i Ri i Kosovës, Albin Kurti do të Bëjë Vizitën e tij të Parë Zyrtare në Tiranë

 

Neser, Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë pas marrjes së detyrës.

Gjate vizites, do kete takime, me kreun e qeverisë Edi Rama me të cilën do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët, me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vizita e Albin Kurtit do të zgjasë vetëm 3 orë, do te mbërrijë në orën 09:00 dhe do të largohet në orën 12:40.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com