Ne Tetorin e Letersise, Medalje Mirenjohjeje per shkrimtaren Elena Kadare
Ministria e Kultures Eva Margariti: Helenës i jemi mirënjohës shumëfish.
Sepse është ndër të paktat gra që theu një tabu në botën e letrave shqiptare, të dominuar nga burrat.
I jemi mirënjohës sepse, në një farë mënyre sakrifikoi ëndrrat e veta prej shkrimtareje, për të ndenjur në krah të një shkrimtari të madh; si muza, por edhe lexuesja e tij e parë.
Pas çdo burri të suksesshëm, fshihet gjithnjë një grua e jashtëzakonshme.
Dhe Helena Kadare është nga ato gra, që ashtu si e ka dëshmuar ajo vetë në “Kohë e pamjaftueshme”, nuk e ka pasur jetën aspak të lehtë.
Jo vetëm se duhet të ndante shortin e jetës me një emër të madh të letërsisë, por edhe të përballonte gjithë frikërat, për pasojat që mund të vinin prej penës së tij.
Faleminderit për kurajën!