Ndihma nga Qeveria Kanadeze për 80 familje të prekura nga përmbytjet!

Qeveria Kanadeze nëpërmjet Ambasadës së saj në Romë ka shpërndarë ndihma emergjente për 80 familjet e prekura nga përmbytjet e fillimit të dhjetorit në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndihma e ofruar nga Qeveria Kanadeze përbëhëj nga një ngarkesë me 160 dyshek me një vlere prej 35.000 Dollarë Kanadez.

Prefekti i Qarkut z. Astrit Aliaj mori pjesë në takimin e organizuar në Këshillin e Qarkut për pritjen e znj. Claudia Hinzer, Oficere Politike dhe Ekonomike, përfaqësuese e Ambasadës Kanadaze në Romë.
Duke e falenderuar në kuadër të ndihmave humanitare të ofruara nga qeveria kanadeze për familjet e prekura nga përmbytjet, z. Aliaj premtoi bashkëpunime të tjera të frytshme të ketij lloji në ndihmë të komunitetit./Prefektura Gjirokaster

Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami falenderoi përfaqësuesen diplomatike të Qeverisë Italiane që bëri të mundur financimin dhe shpërndarjen e kësaj ndihme humanitare në një kohë të shpejtë dhe në një moment kur këto familje kishin nevoja ektreme.

“Nga Bashkia e Gjirokastrës përfituan ndihmë rreth 30 familje. Të gjitha Bashkitë e Qarkut përfituan nga 2 dyshek plot 80 familje në nevojë”, tha pas shpërndarjes së ndihmave Drejtorja Ekzekutive e “Observatorit për të drejtat e fëmijëve”. Ajo koordinoi operacionin e transportit dhe shpërndarjes së ndihmave të Qeverisë Kanadeze në Qarkun e Gjirokastrës. /lajm-shqip.com

Shpërndani artikullin në rrjetin tuaj social duke klikuar te ikona e saj!
/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali pa leje dhe pa citimin: GjirokastraOnline.com