Ndahet nga jeta Aktori i Madh Shqiptar Rikard Ljarja

Ndahet nga jeta Aktori i Madh Shqiptar Rikard Ljarja

Rikard Ljarja lindi ne Shkoder me 1 prill 1943.

Ishte aktor i shquar i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Rikard Ljarja ne vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot.

Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Ai ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Per shkak te situates ceremonia do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe sipas amanetit të tij, Ljarja do të prehet në qytetin e Shkodrës.