Muzeun Gjergj Kastrioti në Krujë e pastron Vullnetarisht nje Emigrant Shqiptar

Emigranti shqiptar pastroi vullnetarisht ambientet e muzeut kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Krujë.

Kastriot Shkreta, nga fshati Derven i Krujës, prej vitesh jeton dhe punon në Itali, ku merret me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme. Para dy muajsh ai kishte premtuar se do të pastronte në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut të Krujës. Dhe e ka mbajtur fjalën.

Shkreta ka siguruar gjithçka personalisht, solucionet dhe mjetet e tjera, për të pastruar të gjitha ambientet e jashtme të muzeut. Ndryshimi është drastik, shkallët e gurit, stolat dhe muret e muzeut tashmë shndërrijnë.

Ai është vlerësuar për gjestin e tij fisnik dhe punën e mrekullueshme.

/Ora News.tv/

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com