Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti:Universiteti i Oxfordit ka gjetur mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën e pacientëve të infektuar me koronavirus
Mjeku Epidemiolog shkruan në “Facebook” se Universiteti i Oxfordit ka gjetur mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën e pacientëve të infektuar me koronavirus dhe medikamenti eshte DEKSAMETAZONI qe ndodhet dhe ne Shqiperi, ul me 33% vdekshmërinë te pacientët e intubuar.
Deksametazoni, shkruan ai, eshte nje mjekim i kudo ndodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire.
Sa eshte perfitimi?
Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:
Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!
Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!
Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!
Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!
Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota, shkruan mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.