Mjeket Kineze ne Milano:Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi.

Mjeke kineze kane qene ne qytete te te Italise per te pare situaten dhe per te ndihmuar ne luften kunder Koronavirusit por jane shprehur te pakenaqur per situaten dhe kane rekomanduar masa te forta per ta luftuar.

Ne shohim që në Milano ka akoma qytetarë që lëvizin rrugëve, ka njerëz në hotele, ka edhe metro që punojnë. Dhe më e keqja, njerëzit nuk mbajnë maska, jane shprehur mjeket e ekipit të Kryqit të Kuq kinez.

Ata kane thene se vendi duhet të izolohej tërësisht dhe të ndaloheshin të gjithë aktivitetet ekonomike duke sjelle si shembull pervojen ne luften kunder virusit ne Wuhan ku banoret iu bindën rregullave dhe u arrit të ulet numri i infeksioneve.

Thirrja e rrepte e tyre: Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi. Vetëm nëse do të arrijmë të zbatojmë rreptësisht karantinën, mjekët do të kenë mundësi që të përballojnë të gjithë rastet që kanë në spitale.