Mesazhi qe u jep sizmiologu i njohur qytetareve per vijimin e pasgoditjeve te termetit

Sizmiologu i njohur Rrapo Ormeni doli serisht ne media per te qetesuar qytetaret lidhur me pasgoditjet e vazhdueshme te termetit.

Sipas tij do vazhdoje te kete lekundje te tjera qe do te pasohen mbas goditjes me magnitude 6.3 te shkalles rihter.
Njerezit nuk duhet te kene frike dhe duhet te mesohen me faktin se do te kete pasgoditje.

Ne lidhje telefonike per emisionin televiziv ‘News 24’ ai u jep mesazhin qytetareve qe te rine te qete sepse nuk ka vend per panik.
Ai gjithashtu shprehet se nga pasgoditjet e termetit rrezikojne banesat te cilat jane shkaterruar nga termeti i fuqishem i 26 Nentorit, banesat te cilat nuk kane pasur asnje demtim nuk jane te rrezikuara nga keto pasgoditje te termetit.

Sipas tij keto pasgoditje jane normalitet pas termetit me magnitude 6.3 rihter. Keto goditje do te vazhdojne te pasojne pasi eshte mire qe te kete clirime te tilla me keto magnituda. Goditjet qe do te pasojne do te jene me magnitude normale ndaj nuk duhet te shqetesohemi dhe te krijojme panik.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com