I mbijetuari Klajdi Qato Shprehet Live ne Open - "Mendova se i humba shpresat"

Klajdi Qato, u shfaq sot ne emisionin Open duke na rrefyer momentet e veshtira sesi i shpetoi termetit nga rrenojat e nderteses.

“Në momentin që rashë isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe më shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty, Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat.

Ai u shpreh me tej ne emisionin Open te Top- Channel se gjeja e pare qe donte te bente ishte te takonte te gjithe ekipin e shpetimit te ardhur nga greqia, por doktoret nuk e lejuan sepse kishte nevoje per perkujdesje.

Klajdi, qe eshte vetem 24 vjec, eshte nxjerre nga rrenojat e pallatit pas me shume se 19 0resh.

Ai me pas u dergua ne spital per kujdes te metejshem mjekesor mes duartrokitjeve te njerezve te pranishem qe u gezuan per shpetimin e tij.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com